Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Asambleja Socialiste vendos sot për bojkotin e zgjedhjeve të pjesshme
English

Asambleja Socialiste vendos sot për bojkotin e zgjedhjeve të pjesshme

Tiranë, 17 tetor, NOA - Në një mbledhje të posaçme, anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste do të marrin sot mbi vendimin përfundimtar, nëse socialistët do të marrin pjesë apo jo në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit.

Një vendim i tillë pritet të pasojë atë të para pak ditëve më parë që është marrë nga Kryesia e kësaj partie, me anë të të cilit deputetët socialistë vendosën paraprakisht që të mos hynin në zgjedhjet e afërta, në shenjë proteste kjo ndaj së ashtuquajturës sipas tyre "masakër zgjedhore" të demokratëve gjatë procesit të 28 qershorit.

Ndërkohë, pritet që anëtarët e Lëvizjes për Mendim Ndryshe në Partinë Socialiste të dalin kundër vendimit të pritshëm për bojkot të zgjedhjeve edhe në këtë takim.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste do të miratohet edhe axhenda politike e PS-së për periudhën tetor -dhjetor 2009, një vendim për zgjedhjet në organizatat socialiste, një për organizimin e organizatave në emigracion dhe ai për ngritjen e grupeve të punës për ndryshimet në program dhe statut.

n.e/NOA

KOMENTE