English

Dita botërore e ushqimit, OKB apel shteteve: Investoni në bujqësi se do të ketë rritje të varfërisë

Uashington, 17 tetor NOA-Kombet e Bashkuara hedhin alarmin se numri i të varfërve në botë do të vijë në rritje.

Në ditën botërore të ushqimit, OKB ka publikuar një studim i cili duket pesimist për të përgjysmuar deri në vitin 2015, nevojat e njerëzve në botë për tu ushqyer. Gjatë vitit të fundit, ky numër është rritur me 105 milion, që do të thotë se një në çdo gjashtë njerëz në botë vuajnë nga uria çdo ditë.

Studimi thotë se rajoni më i populluar në botë, Azi-Paqësor ka numrin më të madh të njerëzve të uritur - 642 milionë - pasuar nga Afrika nënsahariane me 265 milionë njerëz.

Analistët thonë se vendet nën-sahariane janë ndikuar nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimit si dhe recesioni ekonomik. Suresh Babu është me Institutin Ndërkombëtar për Politikat Ushqimore.

Raporti tregon se numri në rritje i njerëzve të kequshqyer vjen megjithë objektivin e OKB-së për të përgjysmuar numrin e të uriturve deri në vitin 2015.

Studiuesit e OKB-së thonë se për të përmirësuar situatën duhen më shumë investime në bujqësi.

m.i/NOA

KOMENTE