Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita Evropiane kundër trafikut njerëzor, shfaqet teatri Unë udhëtoj ... i vetëm
English

Dita Evropiane kundër trafikut njerëzor, shfaqet teatri "Unë udhëtoj ... i vetëm"

Tiranë, 17 tetor, NOA - "Unë udhëtoj ... i vetëm" është titulli i teatrit Interaktiv për fëmijë që pritet të shfaqet në datën 20 tetor në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, me rastin e ditës së tretë Evropiane kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ai është organizuar nga Qendra e Informimit dhe Edukimit për Zhvillim, CIES, në bashkëpunim me zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave si dhe falë mbështetjes së Bashkimit Europian.

Aktiviteti është një manifestim i denoncimit të trafikimit të qenieve njerëzore parë me sytë e fëmijëve.

Në këtë ditë si shumë vende evropiane, edhe Shqipëria, organizon aktivitete dhe bën apel për të ndërgjegjësuar qytetarët në lidhje me fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Këtë aktivitet të rëndësishëm do ta përshëndesin zv/endësministrja e Brendshme, Iva Zajmi, ambasadori italian në vendin tonë, Saba D'Elia, ministri i Arsimit  dhe Shkencës, Myqyrem Tafaj etj.

E gjithë kjo i përket nismës së realizuar në kuadrin e projektit "Italy, Albania and Greece against trafficking of ëomen and minors"Â të bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian, që do të realizohet nga 20 tetor deri me 13 nëntor 2009 pranë Muzeut Historik Kombëtar.

n.e/NOA

Â

KOMENTE