Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gramoz Ruçi: Vendimi i Asamblesë së PS, nuk marrim pjesë në zgjedhjet e pjesshme
English

Gramoz Ruçi: Vendimi i Asamblesë së PS, nuk marrim pjesë në zgjedhjet e pjesshme

Tiranë, 17 tetor NOA Update - Në emër të Partisë Socialiste, pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë, doli para gazetarëve në mjediset e jashtme të restorant "Sallakut" në periferi të kryeqytetit, Gramoz Ruçi, i cili konfirmoi thellimin e bojkotit.

Ruçi paralajmëroi se nuk bëhet fjalë për pjesëmarrje të partisë më të madhe të opozitës në zgjedhjet e pjesshme për një baski dhe katër komuna në vend, të pritshme për t'u mbajtur më 15 nëntor.

"Asambleja miratoi propozimin e bërë nga Kryesia e PSSH, që Partia Socialiste nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit 2009, për 4 komuna dhe 1 minibashki.

Në vazhdim të qëndrimit të saj politik, lidhur me kërkesat e parashtruara për maxhorancën, ku PS ka mendimin se procesi zgjedhor i 28 qershorit është i deformuar dhe nga ana tjetër jemi ndeshur në këtë periudhë që ka kaluar me një heshtje të mazhorancës aktuale, për mos hapje rrugë të transparencës për të hetuar krimin elektoral që ka ndodhur në zgjedhjet e 28 qershorit.

Së dyti, Asambleja miratoi axhendën politike të subjektit tonë politik, me një ndryshim që kjo axhendë do të pasurohet duke bërë të qartë të gjithë atë problematikë që ka paraqitur edhe Progres Raporti i KE lidhur me vendin tonë.

Së treti, miratoi nenin lidhur me zgjedhjet e reja në parti dhe organizatat e partisë në zbatim me normat statutore.

Miratoi pa ndryshime grupin e punës për përmirësimet dhe ndryshimet në Programin politik dhe në Statutin e partisë, si dhe një projektvendim për organizimin e strukturave të PSSH, në emigracion, në ato vende ku ka shqiptarë dhe ku legjislacioni i tyre e lejon këtë", deklaroi Ruçi.

f.sh/NOA -

Lexoni më shumë mbi argumentin: Mbledhja e Kryesisë së PS, Blushi: U vendos bojkot, por do shtrëngohemi të hyjmë në Kuvend

KOMENTE