English

Hulumtimi: Meksika, vendi ku njerëzit shajnë më shumë, me 1.3 miliardë në ditë

Meksiko, 17 tetor, NOA - Nëse je një person që të pëlqen t'u kundërvihesh të tjerëve dhe të shash tërë ditën, këtë gjë fare mirë mund ta bësh në Meksikë, ku nuk do të ndihesh i paragjykuar për këtë si në vende të tjera të botës.

E kjo, pasi në Meksikë njerëzit shajnë më shumë se në çdo vend tjetër, "pa përdorur doganë".

Këtë e tregon një hulumtim i ri i cili ka konstatuar sesi në Meksikë çdo ditë mund të dëgjohen mbi një miliardë sharje.

I ka kryer nga agjencia e anketimeve "Consulta Mitofsky hulumtimi i ri dëshmon se në Meksikë çdo ditë mund të dëgjohen mbi një miliardë sharje dhe një meksikan mesatar shan 20 herë në ditë. Â

Hulumtimi po ashtu ka vërtetuar se më shumë shahet në veri sesa në jug të vendit, derisa pjesëtarëve të klasës së lartë të popullatës më shpesh u vjen të shajnë sesa të varfërve. n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE