Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i NATO-s i shkruan Imamit: Investo për Forcat e Armatosura dhe shto trupat në Afganistan
English

Kreu i NATO-s i shkruan Imamit: Investo për Forcat e Armatosura dhe shto trupat në Afganistan

Tiranë, 17 tetor NOA-Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka marrë një mesazh urimi nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen i cili përmes të tjerave i rikujton atij se si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka përpara sfidën për të transformuar Forcat e Armatosura dhe vazhdimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit .

"Koncepti i ri strategjik do të jetë thelbësor në formimin e veprimtarive të ardhshme të NATO-s me qëllim që Aleanca të mund të vijojë të garantojë sigurinë dhe stabilitetin në zonën Euro-Atlantike.

Ai duhet të na ndihmojë për të pasur sukses në operacionet, për të siguruar kapacitete më të mira dhe për të forcuar partneritetin tonë", thuhet në mesazh.

Më tej, Rasmussen ka theksuar se transformimi i Forcave të Armatosura është sfida që kanë sot shtetet anëtare të NATO-s, pasi kjo do të kërkojë shpenzime financiare, por pa këtë transformim s'ka kuptim dhe misioni ushtarak.

"E kuptoj se Aletatët tanë përballen me kufizime financiare, por do të doja të theksoja se zbatimi i planeve të mbrojtjes të Shqipërisë do të kërkojë angazhimin e burimeve të rëndësishme për një kohë të gjatë", theksohet në mesazh.

Më tej, kreu i NATO-s, ka inkurajuar Shqipërinë për të rritur kontributin e saj duke shtuar trupat paqeruajtëse në Afganistan, si sfida e misionit të NATO-s.

m.i/NOA

KOMENTE