Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ku po shkon Turqia?
English

Ku po shkon Turqia?

Mangësi të shumta në fushën e lirisë së shtypit dhe religjionit, të drejta të kufizuara për pjesëtarët e pakicave religjioze, vrasje të nderit, dhunë kundër femrave. Lista e kritikave në adresë të Turqisë është mjaft e gjatë. Por, ajo më me dëshirë po përqendrohet te fqinjët e vet në lindje

Nga "Die Welt"

Turqia ende është shumë larg anëtarësimit në BE. Ky vend ka mangësi të shumta në fushën e mbrojtjes së lirisë së shtypit dhe të religjionit, thuhet në Raportin Vjetor të Progresit për Turqinë, të hartuar nga Komisioni Europian. "Mosrespektimi i të drejtave thelbësore të njeriut po na brengosë", deklaroi Komisionari për Zgjerim i BE-së, Olli Rehn. "BE duhet t'i suspendojë negociatat me Turqinë, me qëllim që Unioni të mos e humbë besueshmërinë", deklaroi deputeti konservator gjerman, Markus Ferber. Komisioni i BE kritikoi mënyrën në të cilën Qeveria turke e ka trajtuar kompaninë e njohur mediatike turke, Dogan. Kësaj kompanie, e cila ka pasur qëndrim kritik ndaj Qeverisë, i kërcënohet një dënim me vlerë prej 2.2 miliardë euro, nën akuzat për fshehje të tatimit. Në këtë mënyrë dëmtohet liria e shtypit, u theksua në raportin e Komisionit Europian. Komisioni kritikoi ashpër edhe mosrespektimin e të drejtave të kurdëve dhe pakicave tjera fetare, për të cilat theksoi se ende janë tejet të kufizuara. Përveç kësaj, në raport u theksua se vrasjet e nderit, martesat e detyrueshme dhe dhuna kundër femrave ende janë një dukuri gjithëpërfshirëse në Turqi. Në anën tjetër, në raport u përmend se normalizimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Armenisë është një hap historik. "Turqia luan një rol vendimtar në Lindjen e Afërt dhe në Kaukaz, sa i përket fushës së sigurisë energjetike dhe dialogut mes qytetërimeve", theksoi Rehn në raport, i cili nga kryenegociatori turk, Egemen Bagis, u cilësua si "raporti më objektiv deri më tani", ndoshta edhe për faktin se aty, duke pasur parasysh realitetet e reja, nënvizohet rëndësia e Turqisë për Lindjen e Afërt dhe Kaukazin. Para pak kohësh, Kryeministri i Turqisë, Rejep Tajib Erdogan, pas rizgjedhjes së tij si kryetar i partisë në pushtet, AKP, mbajti një fjalim tejet të gjatë. Në këtë fjalim, njeriu i cili ka thënë se synon ta anëtarësojë Turqinë në BE, përmendi vetëm tërthorazi Europën. Ai i kushtoi rëndësi Lindjes së Afërt dhe gjërave që mund t'i arrijë Turqia. "Epoka jonë sa po ka filluar", tha Erdogan, duke iu referuar epokës së re të ndikimit turk në rajonet të cilat dikur kanë qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Arkitekt i këtij drejtimi të ri është Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu. Barazi me fqinjët, është motoja e tij. Dhe, me të vërtetë Turqia u pajtua me Armeninë dhe ka vendosur një partneritet strategjik edhe me Sirinë. Por kjo, sipas turqve, nuk duhet të kuptohet si një devijim nga Europa. Zgjidhja e të gjitha konflikteve me fqinjët - para se gjithash me kurdët në veri të Irakut -duhet t'i krijojë kushtet për demokratizimin e brendshëm të Turqisë, që në anën tjetër është kusht për anëtarësim në BE. Ushtria edhe më tutje ka një ndikim të madh, të cilin e arsyeton me rreziqet të cilat i kërcënohen Turqisë nga jashtë. Nëse këto konflikte zgjidhen, mendon Davutoglu, atëherë nuk do të ketë më nevojë për status të privilegjuar të ushtrisë. Në këtë mënyrë do të krijohen hapësira për reforma demokratike.Â

KOMENTE