Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë, vendos sot parlamenti maqedonas
English

Kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë, vendos sot parlamenti maqedonas

Shkup, 17 tetor, NOA - Çështja e përcaktimit të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë është drejt zgjidhjes së afërt.

Me kërkesë të qeverisë Gruevski, pëarlamenti i Maqedonisë ka caktuar sot që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në të cilën deputetët do të debatojnë për verifikimin e përfundimit të procesit të shënimit të vijës kufitare midis dy vendeve fqinje.

Verifikimi i mbylljes së këtij procesi nga ana e Parlamentit të Maqedonisë do t'i mundësojë Shkupit vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, një vit pas njohjes së pavarësisë së saj.

E pas caktimit që parashikohet të ndodhë sot, është e mundur që ditën e hënë të vendosen marrdhëniet në nivel ambasadash mes Shkupit dhe Prishtinës, të cilat mbaheshin peng nga një marrëveshje e tillë mbi kufijtë paraprakisht.

Në rast të ratifikimit të kësaj marrëveshje, gjatë javës së ardhshme pritet nënshkrimi i marrëveshjes për përfundimin e demarkacionit, e cila më pas vijon me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në të njejtën ditë.

n.e/NOA

KOMENTE