Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me FYROM-in
English

Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me FYROM-in

Prishtinë, 17 tetor NOA - Kuvendi i Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme, ratifikoi para disa minutash marrëveshjen për demarkacionin e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM).

Kjo marrëveshje, ishte miratuar mbrëmë nga qeveritë kosovare dhe maqedone, në Prishtinë dhe Shkup.

Marrëveshjes i kanë paraprirë muaj të tërë negociatash mes ekspertëve të të dyja vendeve. Ajo pritet t'ia hapë dyert vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Në fakt, sot ishte votimi i dytë për këtë pakt sepse në votimin e parë, ratifikimi dështoi para pak orësh, pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti të mbledhë dy të tretat e votave të deputetëve, numër i nevojshëm për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në seancën e sotme, marrëveshja u miratua, duke i hapur kështu rrugë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Drejtuesi i seancës sqaroi se mbledhja për votim vinte në mbështetje të kërkesës kushtetuese të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe pas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me shefat e grupeve parlamentare.

Nisur nga ky fakt, mbledhja e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, shqyrtoi pikën e vetme të rendit të ditës që ishte Ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacion fizik të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Kryeministri i Kosovës deputetëve iu ka dhënë informata shtesë lidhur me këtë marrëveshje, e cila është bërë në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 3 të Aneksit 8 të Propozimit Gjithëpërfshirës të Statusit të Kosovës të Presidentit Ahtisari.

"Të gjitha grupet parlamentare, gjatë kësaj periudhe kanë marrë informata shtesë për këtë çështje, ju ndërkohë morët edhe sqarimet plotësuese. Besoj se do të reflektoni në kuptimin e vullnetit më të mirë dhe të interesit shtetëror. Ju ftoj për votim unanim në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës", - u shpreh para deputetëve Hashim Thaçi.

Në vijim marrëveshja u hodh në votim dhe me 81 vota pro u ratifikua Marrëveshja për demarkacion fizik të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Marrëveshja u ratifikua me dy të tretat e votave të deputetëve, që është kusht për aprovimin të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sakaq, në njoftimin e Qeverisë në Shkup thuhet se u miratua edhe propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin fizik të kufirit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, e cila i është dorëzuar për miratim Kuvendit të Maqedonisë.

Ndaj vendimit ka reaguar Lidhja Socialdemokrate, e cila përmes një komunikate ka thënë se nuk pajtohet që kjo çështje të shqyrtohet me urgjencë kaq të madhe, pasi, sipas saj, me një qasje të tillë krijohet dyshimi në opinion se pas gjithë kësaj, diçka fshihet.

Megjithatë, opozita maqedonase njoftoi pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit për të penguar, siç u shpreh, që kjo çështje të kalojë në mënyrë "konspirative pas shpinës së popullit".

a.b.z.r/f.sh/NOA

KOMENTE