Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbledhja e Asamblesë së PS, Blushi: U vendos bojkot, por do shtrëngohemi të hyjmë në Kuvend
English

Mbledhja e Asamblesë së PS, Blushi: U vendos bojkot, por do shtrëngohemi të hyjmë në Kuvend

Tiranë, 17 tetor NOA Update - Pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, ka dalë para mediave, deputeti Ben Blushi i cili edhe një herë ka kritikuar qëndrimin e shumicës në këtë parti për të vazhduar bojkotin.

Blushi lajmëroi se ishte marrë vendim definitiv për të ndalur PS-në që të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore në disa bashki dhe komuna të vendit.

Kurse komentoi faktin pse ai, është shprehur kundër vendimit për bojkotimin e zgjedhjeve të pjesshme nga Partia Socialiste.

"Unë jam kundër bojkotit të partisë, sepse ai është i paarsyetuar. Ajo që po bëjmë ne, duke mos marrë pjesë në këto zgjedhje nuk është gjë tjetër veçse po i falim qeverisë, pesë njësi vendore", - tha Blushi.

Gjithsesi, Blushi pohoi se në ditët apo javët në vazhdim, do të ketë një shtrëngim të socialistëve për të hyrë në Parlament.

Sipas Blushit kjo do të bëhet në një periudhë të mëvonshme por jo të largët kur Partia Socialiste sipas tij, nisur nga presioni ndërkombëtar dhe rrethanat e tjera do të bëhet pjesë e parlamentit shqiptar.

Sipas Blushit, është vetëm qeveria ajo, që favorizohet nga vendimet sipas tij të papranueshme të PS, për të mos marrë pjesë në Parlament dhe për të vazhduar bojkotin edhe në nivel zgjedhjesh të ardhshme.

f.sh/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin: Gramoz Ruçi: Vendimi i Kryesisë së PS, nuk marrim pjesë në zgjedhjet e pjesshme

KOMENTE