Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti dekreton braktisjen e shtetësisë shqiptare për 16 persona, lista e plotë
English

Presidenti dekreton braktisjen e shtetësisë shqiptare për 16 persona, lista e plotë

Tiranë, 17 tetor NOA - Presidenti i Republikës ka dekretuar lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare për 16 persona, me kërkesën e tyre.

Në një komunikim të Presidencës, thuhet se firmosja e dekretit për këta 16 shqiptarë që nga tani e tutje nuk do të jenë më shtetas të vendit të shqiponjave, ‘në mbështetje të nenit 92, pika "c", të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, "Për shtetësinë shqiptare", bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm".

Më poshtë publikohet lista e plotë e 16 shqiptarëve që kanë braktisur shtetësinë me këtë dekret që hyn në fuqi menjëherë. U lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm: 1. Skënder Shaban Maçi (Maci) 2. Anila Nevrus Maçi (Isufi) 3. Elena Skënder Maçi (Maci) 4. Enis Skënder Maçi (Maci) 5. Esmiljana Ferit Jonuzi 6. Elizabeta Gjon Tekos (Hila) 7. Anxhelo Gjovalin Gjoka 8. Vito Avdulla Lato 9. Albana Abdulla Tiriakidis (Balla) 10. Olsi Çeço Shaliu 11. Dorian Selim Farruku 12. Alma Et'hem Clasen (Bardhi) 13. Klodjana Xhevdet Cane (Çiço) 14. Matthias Saimir Cane 15. Vanessa Saimir Cane 16. Enskid Fatmir Sinani

KOMENTE