Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria shqiptare përshëndet marrëveshjen e kufirit mes Prishtinës dhe Shkupit
English

Qeveria shqiptare përshëndet marrëveshjen e kufirit mes Prishtinës dhe Shkupit

Tiranë, 17 tetor NOA - Qeveria shqiptare përshëndeti pasditen e sotme, marrëveshjen për përcaktimin e kufirit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Qeveria tha se e vlerëson marrëveshjen, si një akt historik në marrëdhëniet midis dy vendeve mike në rajon dhe si një kontribut shumë të rëndësishëm për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin fizik të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë. Marrëveshja u miratua të premten në mbrëmje nga Qeveria në Prishtinë dhe ajo në Shkup. Në mungesë votash të mjaftueshme, Kuvendi dështoi ta ratifikojë atë që në votimin e parë. Për këtë u desh që të kërkohej mbajtja e seancës së re të jashtëzakonshme, në të cilën marrëveshja u ratifikua me 81 vota pro, tri vota kundër dhe dy abstenime. Para votimit, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u bëri thirrje deputetëve që ta mbështesnin marrëveshjen.

a.b/NOA

KOMENTE