Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama kërcënon Berishën: Çdo shmangie e kërkesave tona është kosto për ty
English

Rama kërcënon Berishën: Çdo shmangie e kërkesave tona është kosto për ty

Tiranë, 17 tetor NOA Lajm dhe foto UPDATE - I gjithë fjalimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të PS, ka pasur nga fillimi në fund një linjë të vetme, luftën e hapur që Rama i ka shpallur kryeministrit duke kërkuar me forcë, leximin e kutive të votimit që sipas tij do të plotësonin një prej kushteve elementare të demokracisë, transparencën e zgjedhjeve, në të kundërt çdo shmangie e këtyre kërkesave do të jetë një kosto për Berishën.

Në fjalën e tij, Rama ka lëshuar një lumë akuzash ndaj liderit të së djathtës dhe kreut të qeverisë, Sali Berisha, duke e fajësuar atë për bojkotin e opozitës ndaj parlamentit, për vërejtjet e progres raportit të KE, për vonesat në liberalizimin e vizave të shqiptarëve në BE, për korrupsionin që ka prekur gjithë pushtetin duke lejuar të pasurohet familja e kryeministrit dhe duke lënë në varfëri pjesën më të madhe të shqiptarëve.

"Duhet të jetë e qartë për të gjithë, siç është e qartë si drita e diellit dhe siç mund të lexohet duke kuptuar drejt rreshtat e Raportit të KE, se korrupsioni, krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme, nuk janë një detyrë e opozitës, janë një detyrë parësore e qeverisë dhe në rast se këto fenomene sot nuk kanë njohur ato përmirësime të domosdoshme për të liberalizuar vizat me Shqipërinë, për këtë ka vetëm një njeri që duhet të jap llogari:

"Është Sali Berisha dhe pushteti i tij, pushteti i Familjes së tij, pushteti i interesave të kësaj Familjeje", - tha Rama.

Kurse shtoi: "Liberalizmi i vizave nuk ka të bëjë asgjëkundi me ç'ka kërkon sot të thotë dhe të imponojë përmes një propagande të shëmtuar Sali Berisha dhe pushteti i tij".

Rama shtoi se liberalizimi i vizave ka të bëjë me kushte të qarta, konkrete, të cilat pikërisht pse nuk u plotësuan në kohë dhe me kohë bën që Shqipëria të mbetet jashtë programit të liberalizimit, për Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë, ndërkohë që duhet të ishte bashkë me to. Raporti i KE, thekson se Shqipëria duhet të shkëputet nga vargonjtë e kulturës së pandëshkueshmërisë, e cila në fakt ushqehet nga Familja në pushtet.

Korrupsioni, - vijoi Rama, - në fakt sipas vetë raportit të KE vazhdon të mbetet një problem veçanërisht serioz, gjë që ne e dimë fare mirë, gjë që shqiptaret dhe shqiptarët e prekin kudo, sepse në fakt sot ka një Familje në pushtet, që është ngritur mbi ligjin.

Klientët dhe shërbëtorët e saj, gëzojnë imunitet për vepra deri dje shumë të rënda, korruptive falë pushtetit mafioz, të pushtetit të familjes mbi drejtësinë dhe mbi njerëzit e drejtësisë.

Edhe në këtë kontekst, - vijoi Rama, - kur miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë detyrohen të përmendin në raportin më të rëndësishëm për Shqipërinë, emrin konkret të një ministri, të riveshur me imunitet dhe të ricikluar në qeverinë e vendit, fill pas riciklimit të pushtetit të Familjes.

Ky pushtet nuk vendos dot për ne, sepse shumica e popullit nuk ka vendosur për të.

Në qoftë se Sali Berisha do të kërkojë ta mbaj forcërisht mbyllur në burgun e kutive të votimit vendimin sovran të shumicës së popullit, ne do ta përballim Sali Berishën, dhe pushtetin e hajdutëve të votës, me pushtetin e sovranitetit të popullit", u shpreh Rama.

Kreu i PS ka deklaruar dhe njëherë me forcë vendimin e opozitës për të mos bashkëpunuar me forcën qeverisëse deri në plotësimin e kërkesave të saj për leximin e votës.

"Kush shqetësohet nga mungesa jonë në Parlament, duhet ta kuptojë, se boshllëkun e mungesës përpara ligjit nuk e mbush prania jonë në Parlament, por përkundrazi e fsheh, ndërkohë që beteja jonë pa kompromis për rivendosjen e ligjit në rrugën e protestave dhe të rezistencës demokratike është një betejë për të mbrojtur parlamentarizmin, për të mbrojtur themelet e parlamentit, idenë dhe kuptimin e parlamentit.

E keqja e madhe që i është futur këtij vendi, duke mos e lënë të zgjedhë lirisht Parlamentin dhe qeverinë, e më pas shumë çka tjetër, duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.

Kjo nuk mund të jetë beteja e kurrkujt tjetër në qoftë se nuk është beteja e PS.

Kjo nuk është një betejë për pushtet dhe për interesa të lidhura me pushtetin.

Kjo është një betejë për të drejta dhe liri, ku asnjë pushtet nuk ka kuptim për ne, madje çdo pushtet që buron nga mungesa e këtyre lirive dhe të drejtave, nuk është gjë tjetër veçse pushteti për t'i dhunuar liritë dhe të drejtat.

Sot është përditë e më qartë, jo vetëm për ne, sepse ka qenë e qartë që në krye të herës, sepse ka vetëm një arsye që Shqipëria të mos ketë akoma më zgjedhje të lira dhe të ndershme: Arsyeja është Sali Berisha", tha Rama.

Në fund të fjalës, Edi Rama i ka kujtuar kryeministrit se takimi me opozitën do të jetë në sheshin "Skënderbej" më 20 nëntor, në një manifestim madhështor, pas një vale të gjerë protestash në të gjithë Shqipërinë.

m.i/NOA

KOMENTE