English

Rama në Asamble insiston sërish në hapjen e kutive: Do ta vazhdojmë betejën

Tiranë, 17 tetor, NOA - Kryesocialisti Edi Rama, gjatë fjalës së hapjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ka ripërsëritur thirrjet për barrikadë, protestë dhe vendosmëri në procesin e bojkotit parlamentar për ta detyruar me çdo kusht kryeministrin dhe qeverinë që të hapë kutitë e votimit të 28 qershorit.

Fillimisht, ai falënderoi qytetarët e Beratit për mbështetjen e protestës së djeshme, e cila sipas tij tregoi mendimin e vërtetë të bazës për transparencën e procesit të 28 qershorit.

"Fati i betejës sonë në emrin e mbrojtjes së votës së lirë nuk është në dorën e atyre që na detyrojnë të pranojmë këtë parlament ilegjitim. Fati i kësaj betej varet nga vendosmëria jonë përpara çdo presioni apo padrejtësie që do të na pengojë në rrugën që është aspirata e një populli të tërë, e cila mishërohet tek vota e lirë", ka shtuar Rama lidhur me një fakt të tillë.

Sipas tij, fatin e kësaj beteje e dikton e drejta e popullit për t'u ngritur në këmbë kur ligji shkelet me të dyja këmbët dhe e drejta për të kërkuar të vërtetën e votës së lirë.

Më pas, ai ka përmendur sërish nocionin e "barrikadës", ashtu si edhe dje në protestën e Beratit, duke shtuar se ajo bëhet për qëllimin e çlirimit të votës së lirë nga pushteti i deformuar që nuk vendos dot për shumicën e cila nuk ka votuar për të.

"Ne nuk kërkojmë të përmbysim me dhunë një pushtet të dalë nga shunimi i votës, por kërkojmë që ky pushtet të marrë fund. Ne kërkojmë që çdo element i paligjshëm i zgjedhjeve të hetohet nga parlamenti për të mos u përsëritur më kurrë".

Rama tha ndër të tjera se moshapja e kutive nuk është gjë tjetër veçse frikë nga e vërteta që fshihet brenda tyre.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE