Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rreziku i ngrohjes globale, qeveria e ishujve Maldive zhvillon mbledhjen 3 metra nën ujë
English

Rreziku i ngrohjes globale, qeveria e ishujve Maldive zhvillon mbledhjen 3 metra nën ujë

Maldive, 17 tetor NOA-Rreziku i zhdukjes së një prej arqipelagëve më të bukur të botës, ishujt Maldive, ka bërë që qeveria e këtij vendi të zhvillojë një mbledhje të pazakontë e të rrallë, nën ujë.

Kërcënimi i ekzistencës së ishullit prej ngrohjes globale, ka detyruar presidentin Mohamed Nashid, të mbledhë kabinetin e tij për 30 minuta në një tavolinë të vendosur 3.8 Â metra nën ujë e të shkruajnë në një dërrasë plastike.

"Ne po përpiqemi ta dërgojmë mesazhin tonë, që t'ia bëjmë me dije botës se çka po ndodh dhe çka mund t'u ndodhë Maldiveve në qoftë se nuk kontrollohen ndryshimet klimatike", u tha Nashid gazetarëve kur doli në sipërfaqe.

Kombet e Bashkuara parashikojnë se Maldivet do të fundosen deri në vitin 2100 në qoftë se nuk vihet nën kontroll ndryshimi i klimës.

m.i/NOA

Â

KOMENTE