Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Davutoglu-Topalli: Investimet turke në Shqipëri, prioritet i diplomacisë parlamentare
English

Davutoglu-Topalli: Investimet turke në Shqipëri, prioritet i diplomacisë parlamentare

Tiranë, 18 tetor NOA-Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmed Davutoglu kanë rënë dakord që prioritet i dy vendeve duhet të jetë bashkëpunimi dhe integrimi ekonomik.

Gjatë takimit në kryesinë e kuvendit, Davutogli e Topalli kanë theksuar se bashkëpunimi ndërparlamentar ka nisur të marrë një dimension të ri, duke e bërë diplomacinë parlamentare komplementare të diplomacisë ekonomike.

"Turqia është e interesuar për dinamizim të bashkëpunimit parlamentar me Shqipërinë, pasi Parlamenti është shpirti i një kombi," tha sot Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

 Kryetarja e Kuvendit shprehu besimin në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik në infrastrukturë, telekomunikacion dhe gaz, por edhe në arsim e kulturë, ndërsa Ministri Davutoglu shprehu interesin e Turqisë për të nxitur më tej rritjen e numrit të investimeve turke në Shqipëri.

m.i/NOA

Â

KOMENTE