Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta përshëndet marrëveshjen e kufijve të Maqedonisë dhe Kosovës
English

Meta përshëndet marrëveshjen e kufijve të Maqedonisë dhe Kosovës

Tiranë, 18 tetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka folur sot gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij turk, edhe për marrëveshjen e kufijve të Maqedonisë dhe Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka përshëndetur marrëveshjen e kufijve duke u shprehur se ky është një pak tregues mirëkuptimi mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta deklaroi gjithashtu se pakti do të favorizojë stabilitetin afatgjatë në rajon.

Ndërkohë që marrëveshja e kufijve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës është përshëndetur edhe nga qeveria Shqiptare.

Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu doli në një deklaratë për shtyp ku theksoi se qeveria Shqiptare e quajti një akt historik marrëdhëniet midis dy vendeve mike në rajon dhe si një kontribut shumë të rëndësishëm për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

k.k/NOA

KOMENTE