Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Shqipëria është vëllai i Turqisë, tani kurrë më hyrje-dalje me viza
English

Meta: Shqipëria është vëllai i Turqisë, tani kurrë më hyrje-dalje me viza

Tiranë, 18 tetor NOA - Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi janë vëllazërore dhe të veçanta dhe heqja e vizave për qytetarët e dy vendeve nuk është asgjë tjetër veçse rrjedhojë e kësaj marrëdhënieje.

Këtë pohim ka bërë sot, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, pasi ai priti në selinë e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Ahmet Davutoglu.

Meta-Davutoglu, pas bisedimeve kokë më kokë dolën dhe në një konferencë për shtyp ku publikuan arritjen e marrëveshjes për heqjen e vizave Shqipëri-Turqi dhe koston e tyre.

Ata njoftuan se arritje e rëndësishme dhe konkrete e këtyre bisedimeve ishte vendimi i përbashkët për përfundimin sot, me shkëmbim notash, të marrëveshjes ndërmjet dy Qeverive respektive për heqjen pagesës së vizave për shtetasit shqiptarë e turq.

"Është një lajm shumë i mirë, për të gjithë qytetarët tanë, që ne kemi rënë dakord të hiqet pagesa për vizat, e cila është jo vetëm një kosto financiare, por mbi të gjitha edhe një barrierë psikologjike", - kumtoi z.Meta.

Lajmin për zhdukjen e vizave si barrierë procedurale dhe financiare, e konfirmoi me nota gëzimi dhe z.Davotoglu: "Si një dhuratë e bukur në këtë ditë pushimi për të gjithë shtetasit shqiptarë, ne vendosëm që të hiqen të gjitha pagesat për vizat".

Ai tha se gjatë bisedimeve dypalëshe të zhvilluara në Ministrinë e Punëve të Jashtme, u konstatua me kënaqësi se marrëdhëniet mes dy vendeve tona përbëjnë një model të përsosur bashkëpunimi dhe partneriteti të vërtetë për vendet e rajonit dhe më gjerë.

Dy homologët, shprehën vullnetin e përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik, i cili do të vazhdojë me shkëmbime të tjera të rëndësishme gjatë këtij viti mes dy vendeve, sikurse është vizita në Shqipëri, në fillim të muajit dhjetor 2009, e Presidentit të Turqisë z. Abdullah Gül.

Por një vend të rëndësishëm gjatë bisedimeve, zuri edhe thellimi i bashkëpunimit midis dy ministrive të jashtme si në nivelin bilateral, ashtu edhe në nivelin rajonal dhe atë ndërkombëtar, në veçanti në kuadër të NATO-s dhe të integrimit në Bashkimin Evropian.

Z. Meta vlerësoi në veçanti dinamikën e re që kanë marrë shkëmbimet ekonomike e tregtare midis dy vendeve si dhe shumëfishimin, gjatë 4 viteve të fundit, të investimeve turke në Shqipëri. Ai gjithashtu, shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për të forcuar bashkëpunimin veçanërisht në fushat e shëndetësisë, arsimit, kulturës, turizmit e transportit.

Kurse z. Davutoglu, i cilësoi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve të përkryera dhe shprehu vullnetin e Qeverisë turke për të thelluar bashkëpunimin diplomatik dhe për të nxitur më tej investimet turke në Shqipëri, të cilat, sikurse u shpreh ai, janë në nivelin e rreth një miliard dollarë amerikanë.

Bashkëpunimi është shumë i mirë në fusha sidomos të arsimit, kulturës, shëndetësisë, dhe palët premtuan se do të thellohet akoma më tej.

Ndërkohë, një ditë më parë, presidenti Obama pati një bisedë telefonike me Presidentin Gül, ku thuhet që është folur edhe për Bosnjën dhe Ballkanin.

Lidhur me këtë çështje, u pyet nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp, z. Davutoglu, i cili dha këtë përgjigje:

"Po, dje Presidenti ynë pati një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin Obama ku u trajtuan çështje në gjerësi. Në këtë bisedë telefonike u trajtuan çështje të zonës së Kaukazit, Afganistanit por edhe çështje të Ballkanit. Pati konsultime për çështjen e Bosnjës në kuadrin e gjithë Ballkanit. Siç jeni në dijeni, këto 10-15 vitet e fundit, Turqia ka filluar një ofensivë diplomatike lidhur me çështjen e Bosnjës. Sepse vihet re një ristrukturim i ri në Bosnje-Hercegovinë. Kjo strukturë e re, mendojmë që do të kontribuojë për gjithë stabilitetin e rajonit, dhe para së gjithash të Bosnjës. Në këtë çështje e trajtova dje edhe me udhëheqësit boshnjakë të Bosnje-Hercegovinës. Përpjekjet tona do t'i vazhdojmë edhe në të ardhmen. Edhe sot ne Shqipëri, krahas çështjeve të tjera rajonale, trajtuam edhe problemin e Bosnjës. Ne këtë çështje, ashtu si edhe Shqipëria, e shikojmë në të njëjtën perspektivë".

f.sh/NOA

KOMENTE