Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pranga ndihmës shoferit të linjës Shkodër-Athinë, fshehu në bagazh katër femra për ti çuar në Greqi
English

Pranga ndihmës shoferit të linjës Shkodër-Athinë, fshehu në bagazh katër femra për ti çuar në Greqi

Gjirokastër, 18 tetor NOA - Arrestohet shoferi i dytë i autobusit të linjës Shkodër -Tiranë - Athinë , pasi do të ndihmonte katër vajza nga rrethe të ndryshme të vendit për të kaluar ilegalisht kufirin drejt shtetit Grek kundrejt fitimit prej 1500 euro për person.

Zyber Çoli 41-vjeç lindur në Dibër dhe banues në Paskuqan 2 të Tiranës ishte shofer i dytë i  autobusit me traga TR 30 70 R, të linjës Shkodër -Tiranë -Athinë, pronë e shoqërisë Albania -Interlines, dhe lëvizte nga Shkodra për në Athinë, dhe merrej me listat e pasagjerëve dhe bagazhet.

Rreth orës 23.30, të dy ditëve më parë autobusi ka mbërritur në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë, të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë .

Ndërkohë policia e Gjirokastrës kishte siguruar informacione në rrugë operative se në këtë autobus mund të kishte shtetas të cilët donin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, kështu shërbimet e policisë Kufitare Kakavijë dhe Specialistët e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm nga ku ka rezultuar se:

Në sendiljen e fundit të autobusit janë konstatuar dy shtetase A.GJ, 26-vjeçe nga Laçi si dhe E.SH, 21-vjeçe, nga Tepelena, të cilat nuk dispononin asnjë dokument për të kaluar në tokën Greke.

Nga kontrolli i mëtejshëm rezultoi se në njërin prej bagazheve të këtij autobusi, janë konstatuar dy shtetase të fshehura dhe mbuluara me batanije dhe konkretisht E.V 24-vjeçe nga Kukësi dhe A.M  e 18-vjeçe nga Berati, të cilat nuk dispononin asnjë dokument për të kaluar në tokën Greke.

Pas hetimeve policia zbuloi se shoferi i dytë Zyber Çole do t'i ndihmonte katër vajzat për të kaluar në tokën greke, kundrejt fitimit 1500 euro për person dhe pazarin e kishte bërë me bashkëshortët e këtyre shtetaseve të cilët ishin me dokumente të rregullta dhe ishin pasagjerë në këtë autobus.

Në afërsi të Kakavijës Çole i ka fshehur dy nga shtetaset në bagazhin e autobusit.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale rezultoi se drejtuesi i parë i këtij autobusi nuk kishte dijeni për këtë ngjarje dhe është lënë i lirë ku ka vazhduar rrugën për në Athinë me këtë autobus për të çuar pasagjerët e tjerë.

k.k/NOA

KOMENTE