Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjysma e të burgosurve në Vaqarr, hidhen në grevë urie pa afat
English

Gjysma e të burgosurve në Vaqarr, hidhen në grevë urie pa afat

Tiranë, 19 Tetor NOA - Më shumë se gjysma e të burgosurve në Institutin e Riedukimit të Vaqarrit pranë Tiranës, kanë hyrë në grevë urie, duke kërcënuar vazhdimin e saj pa afat, deri në plotësimin e të gjitha kushteve.

Pikërisht bëhet fjalë për 15 dhoma në katin e dytë dhe 5 të tjera në katin e parë me të burgosur të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, të cilët kanë refuzuar ditën e sotme ushqimin e tyre.

Ndërkohë që mësohet se grevës i janë bashkuar edhe 15 djem të mitur.

Burime nga Burgu i Vaqarrit, duke konfirmuar për agjencinë NOA lajmin, thanë pasditen e sotme se të burgosurit kërkojnë disa kushte që ata kanë parashtruar.

Kushti i parë i tyre është hapja e dyerve të dhomave për ajrim nga ora 08:00 deri në 15:00, përfshirë këtu edhe një orë ajrim në pasdite.

Kushti i dytë është ulja e çmimeve në dyqanin e burgut duke kërkuar që tarifat të jenë të njëjta me ato të tregut.

Të burgosurit pretendojnë se çmimet në burg janë dyfish më të larta se në treg.

Po ashtu të burgosurit kërkojnë zbatimin e rregullores për lejet e të dënuarve.

Në fund të ankesave të tyre të dënuarit kërkojnë edhe një ambient sportiv të mbyllur, i cili nuk gjendet në këtë burg.

e.r/NOA

KOMENTE