English

Maqedonia në BE, Barroso: Varet nga negociatat për emrin me Athinën

Bruksel, 19 tetor NOA-Kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso i ka bërë thirrje Shkupit dhe Athinës të mbyllin negociatat për emrin me qëllim që t'i hapet rruga integrimit të Maqedonisë në familjen evropiane.

Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Barroso i bëri thirrje Shkupit dhe Athinës të investojnë përpjekje shtesë që të zgjidhet kontesti për emrin në frymën e solidaritetit evropian.

"Ne kemi thënë qartë sa janë të rëndësishme marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Kontesti për emrin është pjesë e kësaj.

Kjo do ta rrisë besimin e ndërsjellë dhe do të na lehtësojë punën në BE.

Brukseli i bëri thirrje dy palëve të involvuara në kontest që ta zgjidhin problemin në frymën e solidaritetit evropian", deklaroi Baroso.

Barroso deklaroi se raporti pozitiv i javës së kaluar dhe rekomandimi për fillimin e negociatave është mirënjohje për reformat e realizuara në Maqedoni, por njëkohësisht edhe inkurajim që të zgjidhet problemi me emrin.

m.i/NOA

KOMENTE