Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Programi bërthamor, Irani jep sot llogari në bisedimet me ndërkombëtarët
English

Programi bërthamor, Irani jep sot llogari në bisedimet me ndërkombëtarët

Vjenë, 19 tetor, NOA - Një takim i rëndësishëm e pret sot Iranin me përfaqësuesit ndërkombëtarë lidhur me projektet e tij bërthamore.

Mediat e huaja bëjnë me dijeni se bisedimet e radhës mes Iranit dhe fuqive botërore sot do të zhvillohen në Vjenë dhe pritet të kenë në rendin kryesor të ditës bisedime të reja për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi programin bërthamor të Teheranit. Konkretisht, bisedimet e të dyja palëve në Vjenë pritet t'i sqarojnë detajet e propozimit që uraniumi i Iranit të dërgohet jashtë vendit për t'u pasuruar për reaktorin bërthamor. Propozimi u bë në takimin e parë në Gjenevë gati tre javë më parë, ku vetë presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad i quajti këto bisedime "hap përpara".

Një takim i tillë i Iranit vjen pas një dite të rëndë për të, kur garda revolucionare u sulmua nga një atentat, në të cilën vdiqën mbi 50 persona.

n.e/NOA
KOMENTE