Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Romët refugjatë në Gjermani, komuniteti i tyre kundërshton kthimin në Kosovë
English

Romët refugjatë në Gjermani, komuniteti i tyre kundërshton kthimin në Kosovë

Berlin, 19 tetor NOA-Organizatat rome në Gjermani kundërshtojnë kthimin e refugjatëve kosovarë, shumica e të cilëve janë romë, me arsyen se ky komunitet vuan ende dhunën ndëretnike që e detyroi të emigrojë jashtë.

Ky reagim ka ardhur pas vendimit të ministrisë së brendshme gjermane, për nisjen e procedurave të marrëveshjes me Prishtinën për riatdhesimin e refugjatëve kosovarë.

Këshilli Qendror i Romëve në Gjermani ka kërkuar që Gjermania të tërhiqet nga marrëveshja me Kosovën për kthim dhe të sigurojë të drejtën e përhershme për qëndrim për ata që në këtë vend ishin më tepër se 10 vite.

Në Gjermani jetojnë rreth 14 mijë refugjatë, 10 mijë prej të cilëve romë, të cilët kanë mbërritur aty me nisjen e luftës në Kosovë.

Qeveria gjermane e cilëson në rënie dhunën ndëretnike në Kosovë dhe riatdhesimi sipas saj është i planifikuar dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare për kushtet e azilit.

m.i/NOA

Â

KOMENTE