Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtuesit serbë thirrje atyre në Kosovë: Po u futët në zgjedhje, ndaheni me ne
English

Drejtuesit serbë thirrje atyre në Kosovë: Po u futët në zgjedhje, ndaheni me ne

Prishtinë, 20 tetor, NOA - Nëse serbët e Kosovës do të futen në zgjedhjet e 15 nëntorit që do të mbahen në këtë vend, atyre do t'u duhet ta harrojnë Serbinë.

Një kërcënim i tillë po u mbërrin serbëve të Kosovës nga drejtuesit e tyre për mospjesëmarrje në zgjedhjet e 15 nëntorit, në një kohë kur në Kosovë, autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare po u bëjnë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb që të marrin pjesë dhe të zgjedhin udhëheqësit e tyre të ligjshëm në zonat e banuara prej tyre.

Kjo argumentuar edhe me faktin se menjëherë pas këtyre zgjedhjeve, pritet edhe ngritja e tre komunave të reja me shumicë serbe.

Kërcënimin e fundit ndaj serbëve të Kosovës lidhur me një fakt të tillë e ka hedhur njëri nga udhëheqësit e serbëve nga pjesa veriore e Kosovës, Marko Jakshiç.

Ai ka deklaruar se serbët do të duhej të dëgjonin thirrjen e presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, sipas të cilit nuk ka kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e Kosovës. "Çdo dalje e serbëve në këto zgjedhje nënkupton njohjen e Kosovës së pavarur, nënkupton mohimin e shtetit. Me daljen në zgjedhje, serbët e Kosovës ndahen nga Beogradi dhe Serbia", ka thënë Jakshiç mbi këtë çështje. Ai u ka bërë thirrje qeverisë së Serbisë dhe kishës ortodokse serbe të fillojnë një fushatë të fuqishme kundër daljes së serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Janë 21 subjekte politike serbe që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit dhe sipas kryetar i Partisë Liberale serbe Sllobodan Petroviçit, kjo është rruga më e mire për jetësimin e të drejtave të serbëve të Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE