Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E fton Frattini, ministri i Jashtëm, Ilir Meta niset për vizitë zyrtare në Itali
English

E fton Frattini, ministri i Jashtëm, Ilir Meta niset për vizitë zyrtare në Itali

Tiranë, 20 tetor, NOA - Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u nis për një vizitë zyrtare në Itali.

Ai është ftuar të qëndrojë në vendin fqinj këto dy ditë, i ftuar nga homologu i tij italian, Franko Fratini.

Burimet zyrtare bëjnë me dijeni se gjatë bisedimeve në Ministrinë e Jashtme italiane, Meta dhe Frattini do të trajtojnë, me përparësi, ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe mes dy vendeve, emigracionin shqiptar në Itali, zhvillime të politikës rajonale, si dhe çështje që kanë të bëjnë me axhendën e integrimit europian të Shqipërisë, veçanërisht procesin e liberalizimit të vizave.

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Meta do të zhvillojë, gjithashtu, një sërë takimesh me personalitete të larta të politikës italiane, si dhe me ambasadorë të vendeve të akredituar në vendin tonë, me rezidencë në Romë.

n.e/NOA

KOMENTE