English

I vjedhin me dhunë portofolin një vajze, arrestohen tre djem

Tiranë, 20 tetor NOA - I vjedhin me dhunë portofolin një vajze, policia arreston tre të dyshuar.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.6, ndaluan ditën e djeshme tre personat Abdyl Peqini, 26-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, për vjedhje dhe shitje lëndë narkotike, Fredi Shaqiri, 19-vjeç dhe Gjergji Balli, 27-vjeç. Burime nga policia thanë se arrestimi i tyre u krye pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën "Fran Bardhi", në Tiranë dyshohen se i kanë vjedhur me dhunë portofolin një vajze, në të cilin ndodhej shuma e parave prej 20.000 lekësh.

k.k/NOA

KOMENTE