English

KQZ: Zgjedhjet e 15 nëntorit do të kushtojnë 9.6 milionë lekë, miratohet struktura

Tiranë, 20 tetor, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi paraditen e sotme snë një mbledhje të posaçme trukturën e shpenzimeve buxhetore për procesin zgjedhor të 15 nëntorit, i cili do të mba

het në pesë njësi vendore në disa qarqe të vendit për krerët e rinj, pasi paraardhësit u zgjodhën deputetë në parlament. Mbledhja konkludoi në faktin që kostoja financiare e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 15 nëntorit parashikohet të jetë rreth 9.606.746 lekë.Â

Sipas vendimit, totali i shpenzimeve i detajuar sipas zërave parashikon shpenzimet për pagat e personelit të përkohshëm, shpërblimin për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Grupeve të Numurimit të Votave. Gjithashtu, në këtë buxhet përfshihen dhe shpenzime për materiale specifike, si për prodhimin e fletëve të votimit, të materialeve për shtypshkrime, shërbime transporti, udhëtime, dieta etj. Â

n.e/NOA

Â

KOMENTE