English

Përcillet në banesën e fundit me nderime, shkrimtari i madh Dhimitër Xhuvani

Tiranë, 20 tetor, NOA - Eshtë përcjellë me nderime për në banesën e fundit, mes familjarëve të tij, por edhe mjaft personaliteteve nga fusha e artit dhe e politikës, shkrimtari i madh Dhimitër Xhuvani.

Ai u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 75-vjeçare për shkaqe natyrore, duke shkaktuar një humbje të pazëvendësueshme në letrat shqiptare.

Siç mësohet, ai ka kërkuar që të mos i bëhen homazhe pas vdekjes dhe për këtë, familjarët e kanë respektuar dëshirën e tij.

E megjithatë, kjo nuk i ka penguar personalitetet të jenë të pranishën në momentin e ndarjes së tij përfundimtare më këtë botë.

Gjatë ceremonisë mortore, vetë presidenti i Republikës Bamir Topi do të shprehej se Dhimitër Xhuvani ishte një profesionist virtuoz dhe madje, e ka cilësuar ai "një thesar i letrave shqipe".

"Kujtimi i tij do të mbetet i pashlyer në memorien e artdashësve", ka shtuar presidenti mbi këtë fakt, duke ngritur lart figurën e shkrimtarit që dje u nda nga jeta.

n.e/NOA

KOMENTE