Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Polanski përsëri në burg!
English

Polanski përsëri në burg!

Sipas ligjit zviceran, vendimi bazohet në kushtetutë dhe ata duhet t'i përmbahen tërë procesit të ekstradimit", ka thënë Gjykata Federale për Krime

Nga Emma Thomasson, Reuters

Gjykata zvicerane ka refuzuar të martën lirimin me kusht të regjisorit të filmit Roman Polanski pasi që sipas saj ai është person shumë i rrezikshëm dhe mund të zhduket gjatë ekstradimit të tij në SHBA në të cilin vend akuzohet për dhunim të një të miture në vitin 1977. "Sipas ligjit zviceran, vendimi bazohet në kushtetutë dhe ata duhet t'i përmbahen tërë procesit të ekstradimit", ka thënë Gjykata Federale për Krime në një deklaratë.

"Gjykata konsideron se është rrezik lirimi me kusht i Roman Polanski pasi ai mund të ik dhe të mos i përgjigjet drejtësisë". Fituesi i Oskarit, i cili mban shtetësi të dyfishtë franceze dhe polake, ishte arrestuar në Zvicër me kërkesë të SHBA-ve pasi kishte ateruar në Zvicër me 26 shtator për të marrë pjesë në një festival filmi ku do të shpërblehej për të arriturat jetësore. Avokati francez i Polanskit, Herve Temime, ka thënë se klienti i tij është në depresion dhe i lodhur. Ai është larguar nga burgu pasi ka pasur nevojë për tretman mjekësorë. Temime nuk ka qenë i gatshëm që të komentoj ngjarjen e së martës por agjencia e lajmeve zvicerane, SDA e ka cituar atë duke thënë se Polanski do të kundërshtoj vendimin dhe do të ofroj garanci që ai nuk do t'i ikën gjykimit. Gjykata thotë se në bazë të ligjeve të saj e ka marrë vendimin pasi që Polanski mund të ik dhe mos t'i përgjigjet gjykatës pas lirimit me kusht dhe këtu janë përfshirë fakte të gjykatës amerikane të cilat mund ta dënojnë atë deri me 50 vjet burg - që do të thotë se ai duhet të ndahet përfundimisht nga gruaja e tij dhe fëmijët pas fillimit të gjykimi . Avokati i tij është cituar duke thënë që arrestimi i gjatë mund t'ia humbet atij rreth 40 milion dollarë që investitorët kanë bërë, për shkak të dëmtimeve që ju ka bërë ai, pasi që Polanski nuk ka mundur që ta përfundoj filmin e tij të ri, "The Ghost" që pritej të jepej premier në shkurt. Gjykata po ashtu është arsyetuar se pas lirimit me kusht ai shumë lehtë mund të arratiset nga Zvicra dhe të kthehet në shtëpinë e tij në Francë. Polanski mund të bëj një propozim të ri për lirim Tashmë përflitet se Polanski ka ofruar shtëpinë e tij të pushimeve në Zvicër, pasi që nuk është bërë lirimi me kohë me kusht, duke propozuar që ai të këtë një arrestim shtëpiak në shtëpinë e tij e cila do të mund të monitorohet me kamera elektronike. Thuhet po ashtu që Polanski do të bëj një propozim të ri për lirim me kusht të Ministria e Drejtësisë në Zvicër, e cila ka refuzuar lirimin e tij në fillim të këtij muaji. Polanski, i cili ka fituar Oskarin për filmin që flet për Holokaustin, "Pianisti" është shpallur fajtor pasi ka dhunuar një vajzë 13 vjeçare në vitin 1977. Por, ai është larguar nga SHBA para se të merret vendimi kundër tij pasi që ka besuar që gjykata do ta dënoj atë me më shumë se 50 vjet burg.

KOMENTE