English

Liga e Kampioneve, sot luhen ndeshjet sfiduese të radhës në grupet A, B, C e D

Londër, 21 tetor, NOA - Sot luhen sfidat e radhës në grupet A, B, C dhe D të Ligës së Kampioneve, pas takimeve mjaft të rëndësishëm të këtij kompeticioni sportiv që u zhvilluan ditën e djeshme.

Në ndeshjet e parashikuara për sot, për grupin A do të kemi ndeshjet "Bordo-Bajern Munih" dhe "Juventus-Makabi Haifa", për grupin B "CSKA Moskë-Mançester J" dhe "Volfsburg-Beshiktash", për grupin C "Real Madrid-Milan" dhe " Zyrih-Marsejë", ndërsa për grupin D do të ndeshen katër skuadra sipas ndeshjeve respektive "Porto-Apoel" dhe "Çelsi-Atletiko Madrid".

Që të gjitha janë të rëndësishne për kualifikimin e mëtejshëm të secilit grup, por spikasin si sfida "Real Madrid - Milan" dhe "Bordo - Bayern Mynih".

Ndërkaq, në ndeshjet e djeshme, skuadrat e mëdha të Ligës së Kampioneve, Barcelona dhe Liverpuli pësuan humbje duke rrezikuar kualifikimin e tyre.

Barcelona humbi 1-2 me kampionin e Rusisë, Rubin Kazan, por edhe gjermanët e Shtutgartit humbën në shtëpi, 1-3 me Seviljen.

n.e/NOA

KOMENTE