English

Marrëveshja e kufijve Kosovë-Maqedoni, Topi uron Presidentin Sjediu

Tiranë, 21 tetor NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar sot një mesazh urimi homologut të tij të Kosovës, Fatmir Sejdiu, me anë të të cilit e përshëndet për  nënshkrimin e marrëveshjes së përcaktimit të vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë.

"Më lejoni që të përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë!" thuhej në mesazhin e Topit drejtuar Presidentit të Kosovës. "Shpreh bindjen se këto akte të rëndësishme politiko-juridike ndihmojnë pozitivisht frymën e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal, dhe të konsolidimit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në ndihmë të proceseve gjithëpërfshirëse integruese, për të cilat vendet tona janë angazhuar. Duke ju uruar edhe një herë për suksese në hapat për fuqizimin dhe njohjet e mëtejshme të Republikës së Kosovës, ju lutem pranoni, i nderuar zoti President, shprehjen e konsideratë sime më të lartë!" thuhej më tej në mesazhin urues të Presidentit Topi.

k.k/NOA

KOMENTE