Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli takon ambasadorin e Kubës: Njihni pavarësinë e Kosovës
English

Topalli takon ambasadorin e Kubës: Njihni pavarësinë e Kosovës

Tiranë, 21 tetor NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në një takim ambasadorin e Kubës që mbulon marrëdhëniet me Shqipërinë, Gerardo Suarez Alvares.

Ambasadori Suarez vlerësoi progresin impresionues të Shqipërisë, duke shtuar se Kuba është e interesuar për të dinamizuar marrëdhëniet ekonomike por edhe ato në fushën e kulturës përmes shkëmbit të turistëve apo përfaqësuesve të biznesit.

Kryetarja e Kuvendit dhe ambasadori Suarez biseduan mbi idenë e ngritjes së grupeve parlamentare të miqësisë në parlamentet reciproke, gjë që do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit.

Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria do të vlerësonte njohjen nga Kuba të pavarësisë së Kosovës, e njohur tashmë nga 62 vende, 90 për qind vende të BE-së.

Ajo theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës është thelbësore sepse ka të bëjë me paqen në rajonin tonë.

Ambasadori Suarez shprehu kënaqësinë për një vizitë zyrtare të Kryetares së Kuvendit dhe delegacionit parlamentar në Kubë.

k.k/NOA

KOMENTE