Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ZMK, sot në protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga OSSH-ja
English

ZMK, sot në protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga OSSH-ja

Tiranë, 21 tetor, NOA - Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, ZMK do të organizojë sot protesta kundër pritshmërisë së vendimit të mundshëm të Entit Rregullator të Energjisë në favor të propozimit të çekëve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Shqipëri.

Ky organizëm shpreh në këtë mënyrë shqetësimin e tij ndaj pretendimeve të kohëve të fundit nga Enti Rregullator i Energjisë, i cili është shprehur përmes një studimi për rritjen e çmimit të energjisë nga OSSH duke ulur në këtë mënyrë fashën e mbrojtjes sociale të pjesës së varfër të popullsisë. Lidhur me një fakt të tillë, avokati i ZMK, Altin Goxhaj shprehet se rritja e çmimit të energjisë elektrike nga një ent rregullator publik në favor të një biznesi privat në dëm të konsumatorëve të varfër shqiptare është një akt absurd dhe i papranueshëm dhe në kundërshtim me rolin që duhet të luajë shteti në treg.

"Entet rregullatore duhet të kujdesen për interesin publik të popullsisë dhe jo për interesin privat të një kompanie private duke dëmtuar financiarisht konsumatorët shqiptare", përfundon deklarata e ZMK-së lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE