Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emri i Maqedonisë, Greqia e pakënaqur me Kosovën për marrëveshjen
English

Emri i Maqedonisë, Greqia e pakënaqur me Kosovën për marrëveshjen

 Prishtinë, 22 tetor NOA-Ndonëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Greqia është shprehur hapur e pakënaqur ndaj marrëveshjes që ajo ka firmosur me Maqedoninë, në një kohë kur çështja e emrit ende nuk ka gjetur një zgjidhje.

 "Çdokush që vendos marrëdhënie diplomatike me ish-Republikën Federale të Maqedonisë, duhet ta përdorë këtë emër përderisa Greqia dhe ky vend akoma nuk janë marrë vesh për emrin", ka thënë Koschopoulos në një intervistë për Radion "Deutsche Welle" .

Sipas tij, nuk është qëllim i Greqisë që të bëhet polic i çdo kujt apo ta kritikojë çdo shtet që njeh ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë me emrin që ky shtet dëshiron.

"Përsa i përket vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me vendin fqinj të saj, ne natyrisht nuk jemi të lumtur që këto marrëdhënie janë vendosur me emrin që dëshiron vendi fqinj si Republikë e Maqedonisë, por nuk mendoj se ky fakt do të ketë ndikim apo pasoja në marrëdhëniet e Greqisë me Kosovën", ka thënë ai.

I pyetur ndërkaq se cilat janë raportet e Greqisë me Kosovën në këtë periudhë dhe shanset që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës Koschopoulos  është shprehur se Athina vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

m.i/NOA

KOMENTE