Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Shqiptarët, pa viza në BE brenda 2010
English

Meta: Shqiptarët, pa viza në BE brenda 2010

Tiranë, 22 tetor NOA-Pas kthimit nga Roma ku ka marrë mbështetjen e homologut italian, Franko Fratini, ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, ka deklaruar gjatë një konference për mediat pasdite, se shqiptarët do të lëvizin pa viza në vendet e BE, brenda vitit të ardhshëm.

"Kjo mbështetje përqendrohet në drejtim të ecjes para me aplikimin për statusin e vendit kandidat, si dhe për shpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe BE-së", informoi Meta.

Ai u ndal në mënyrë të veçantë te bisedimet me ministrin e Jashtëm të Italisë, Franko Frattini, i cili vlerësoi përpjekjet dhe progresin e madh që Shqipëria ka bërë për të plotësuar kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, veçanërisht në drejtim të dokumenteve të sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe një kontrolli më të mirë të kufijve.

Meta siguroi se Shqipëria do t'i plotësojë të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, por kujtoi se në këtë proces "Shqipëria është nisur nga një start tepër problematik në raport me vendet e tjera të rajonit".

Sipas tij, kur vendet e tjera të rajonit dhe shumë prej tyre që janë pjesë e ish-Jugosllavisë lëviznin në gjithë botën pa viza, shqiptarët nuk dilnin dot nga Shqipëria.

m.i/NOA

KOMENTE