English

Nishani: Reforma në drejtësi, prioritet i qeverisë për shtetin e së drejtës

Tiranë, 22 tetor, NOA - Reforma në drejtësi na kërkohet si një kusht i domosdoshëm në kuadrin e procesit të integrimit drejt Bashkimit Evropian dhe lidhur me të, qeveria shqiptare është e vendosur në rrugën e zbatimit të shtetit të së drejtës.

Një fakt të tillë e ka theksuar gjatë fjalës së tij në konferencën për drejtësinë, të organizuar nga ERALIUS, ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani.

Sipas tij, reforma në drejtësi e cila synon një proces efikas, duhet të krijojë standardet e një procesi të drejtë ligjor për të dhënë idenë e respektimit të një shteti të tillë.

"Hartimi dhe zbatimi i një strategjie për reformën në drejtësi është një prioritet i qeverisë sonë dhe ai synon në krijimin e një baze për zbatimin e reformave në sektorin e drejtësisë. Kjo do të thotë se kemi nevojë për identifikimin e mungesave në sistem, për ta bërë tërësisht atë të funksionueshëm dhe të pavarur nga interesat.

Kjo do të mund të arrihet vetëm përmes një bashkëpunimi funksional institucional dhe partnerëve të tjerë", shtoi Nishani lidhur me një fakt të tillë.

Më pas, ai bëri me dijeni se duhen shfrytëzuar mundësitë dhe metodat efektive për fuqizimin e partneritetit, çka mbetet të theksohet si një ndër arritjet më kryesore në sistemin e drejtësisë.

"Këto përmirësime duhet të synojnë edhe regjistrimin autovizual të seancave gjyqësore, duke siguruar në këtë mënyrë transparencë, por në reformimin ka për të ndihmuar shumë edhe informatizimi i gjithë sistemit të drejtësisë" shtoi ai.

Duke vënë në dukje edhe se mundësimi i informacionit për publikun është një tregues tjetër, që do të çonte në rritjen e besimit të tij ndaj sistemit të drejtësisë.

"Që të gjutha masat e marra në kuadrin e reformës në drejtësi, duhet të shkojnë absolutisht në korrent të njëjtë me pikat që përcaktohen në raportin e fundit të Komisionit Evropian ku flitet posaçërisht për sistemin gjyqësor dhe rezervat ndaj tij", tha në fund të fjalës së tij Nishani.

n.e/NOA

KOMENTE