English

Topi: Reforma në drejtësi me luhatje, politika s'po ndihmon

Tiranë, 22 tetor, NOA - Reforma në drejtësi është aktualisht është një proces me luhatje, që shënon ndërprerje të njëpasnjëshme, pasi njëherë ecën dhe njëherë pengohet nga vullneti politik për disa nisma të caktuara të saj.

Një fakt të tillë e ka vënë në dukje presidenti i Republikës, Bamit Topi gjatë konferencës për drejtësinë, të organizuar nga ERALIUS, ku do të ndërmerren diskutime për pikat e Komisionit Evropian në lidhje me sistemin gjyqësor.

Në postin edhe të kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kreu i shtetit tha se në lidhje me reformën në drejtësi, natyrisht që janë bërë shumë gjëra, por ama ka vend edhe për të tjera, ka nevojë për vendosjen e standardeve të harmonizuara si në Tiranë, ashtu edhe në rrethe.

"Ka raste kur politika bie në konsensus për një çast të vetëm për vendime të rëndësishme, ndërsa për reformën në drejtësi dubet të ketë një punë të pandërprerë", tha ai.

Duke shtuar më pas se klasa politike e ka detyrim të vazhdueshëm të merret me drejtësinë dhe lidhur me këtë, u bëri thirrje partive politike që të mos ta pengojnë zbatimin e kësaj reforme, e cila kërkon monitorim dhe angazhim të përhershëm.

Nga ana tjetër, Topi foli edhe për cilësinë e punës së gjyqtarëve.

"Një pjesë e gjyqtarëve janë kurajozë, një pjesë e tyre janë difektozë. Pavarësia e gjyqësorit nuk duhet kërkuar vetëm tek pavarësia nga politika, por së pari tek ajo individuale dhe rritjes së standardeve të shërbimit. Disa gjyqtarë e kërkojnë karrierën e tyre përmes rrugëve jo të duhura dhe ballafaqimit me profesionalizmin e tyre", tha ai mbi këtë çështje.

Sikundër edhe i ka marrë në mbrojtje duke pohuar se "gjyqtarët janë të përkushtuar dhe gati të përulur para detyrës së tyre, por ata mbeten të papërfshirë në debatet për reformën në drejtësi".

Në fund të fjalës së tij, kreu i shtetit vuri në dukje edhe faktin se dominante e këtij procesi është thellimi i reformës në drejtësi, duke shmangur problemet e saj, të cilat për fat të keq ende janë të pranishme.

n.e/NOA

KOMENTE