English

Turi Bajden, sot në Rumani për bisedime mbi sistemin raketor të SHBA në Ballkan

Bukuresht, 22 tetor, NOA - Pasi ka vizituar dje Poloninë, zv/presidenti amerikan, Xhoe Bajden, do t'i drejtohet sot Bukureshitt për të biseduar atje me zyrtarët më të lartë të Rumanisë për çështjen e sigurisë rajonale dhe për tema të tjera. Por ajo që pritet të jetë tema kryesore është e sistemit raketor amerikan, për të cilin dje Bajden ra dakord me palën e Polonisë për vendosjen e tij në këtë shtet.

Dje gjatë vizitës në Varshavë, liderët e Polonisë i premtuan Bajdenit se do të marrin pjesë në propozimin për sistemin e ri të mbrojtjes raketore të Shteteve të Bashkuara, i cili do të jetë në gjendje t'i ndalë raketat me rreze të gjatë veprimi, që potencialisht mund t'i zhvilloj Irani.

Ndërkaq, në axhendën e tij sot, përveç takimit me presidentin rumun, Trajan Bashesku, është edhe fjalimi para studentëve në Bukuresht, për raportet e Shteteve të Bashkuara dhe të Evropës Qendrore.

Më pas, turi i Bajdenit do të vijojë me çekët, ku edhe me ta do të diskutojë mbi raketat.

Â

KOMENTE