English

Aksident në Tiranë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Tiranë, 23 tetor NOA - Tre të plagosur dhe një i vdekur është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur para pak çastesh në Fushë-Prezë të Tiranës.

Mësohet se dy makina të tipit Benz dhe Golf janë përplasur me njëra-tjetrën pranë Fushë-Prezës në kryeqytet.

Për pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nuk ka mundur të identifikojë të dëmtuarit e aksidentit ndërsa ka transportuar në spital tre të plagosurit të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.

Hetuesit e aksidenteve kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj përplasjeje.

Nga hetimet e para dyshohet se shpejtësia e madhe dhe rruga e lagësht dyshohet të jenë shkaktaret e këtij aksidenti.

k.k/NOA

KOMENTE