Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çmimi Princi i Asturias , Berisha i telefonon Kadaresë
English

Çmimi "Princi i Asturias", Berisha i telefonon Kadaresë

Tiranë, 23 Tetor NOA - Kryeministri Sali Berisha i telefonoi sonte, menjëherë pas Ceremonisë së marrjes së Çmimit "Princi i Asturias", shkrimtarit të madh, Ismail Kadare dhe i përcolli atij urimet më të përzemërta të tij personale dhe të qeverisë shqiptare.

Në këtë bisedë Kryeministri i shprehu kënaqësinë për këtë vlerësim të jashtëzakonshëm, këtë nder të madh dhe të merituar, që iu bë kolosit të letrave shqipe, njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohërave, Ismail Kadare, nga Kurora Mbretërore e Spanjës dhe juria prestigjioze e Çmimit të dytë më të rëndësishëm në botë, "Princi i Asturias".

Kjo, i tha Kryeministri, është një ditë e madhe për ju, për familjen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët. Është një ditë shënuar dhe historike në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Spanjës.

Nderimi i madh dhe plotësisht i merituar që sot Spanja dhe Kurora Mbretërore spanjolle i bëri sot punës dhe veprës suaj të madhe, janë një krenari e veçantë për çdo shqiptar.

Shkrimtari Ismail Kadare e falënderoi Kryeministrin për këtë telefonatë të ngrohtë, si dhe për urimet e përzemërta që ai i përcolli.

e.r/NOA

KOMENTE