Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendet një vajzë e zhdukur në Tiranë
English

Gjendet një vajzë e zhdukur në Tiranë

Tiranë, 23 Tetor NOA - Një vajzë e cila ishte denoncuar si e zhdukur është gjetur dhe pavarësisht dyshimeve, policia nuk ka gjetur asnjë provë që të demonstrojë marrje me forcë të adoleshentes.

Fakti bëhet i ditur nga seksioni kundër trafiqeve të paligjshme, burime të të cilit i thanë sot agjencisë NOA se kanë arritur të mbyllin me sukses, kërkimet e nisura dy ditë më parë, pas kallëzimit të 56-vjeçares D.I. banuese në Petrelë të Tiranës.

Gruaja kishte denoncuar se ishte larguar nga banesa vajza e saj vajza 19-vjeçare M.V.,, lindur në Dibër dhe banues në Petrelë, Tiranë, ku si pas saj ishte marrë nga persona të paidentifikuar, për qëllime trafikimi.

Në të vërtetë, vajza u gjet në Mullet rrugës për në Petrelë. Policia deklaroi se nga verifikimet e kryera deri tani, nuk rezulton se kjo 19-vjeçare të jetë marrë me forcë nga ndonjë person, kundër dëshirës së saj.

Gjithsesi, policia theksoi se po vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të zhdukjes dyditore të vajzës që u bë objekt i kërkimeve policore.

f.sh/NOA

KOMENTE