Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria: Shqetësues sistemi i referencave doganore
English

Konfindustria: Shqetësues sistemi i referencave doganore

Tiranë, 23 tetor, NOA - Konfindustria, mbështetur në të dhënat e vazhdueshme të industrive vendore, shpreh shqetësimin e saj për mënyrën e vendosjes dhe të zbatimit të sistemit të referencave doganore.

"Shqetësimi ka lidhje të njëkohshme me mënyrën e vendosjes dhe çmimet e referencës për lëndët e para të importit, që përdoren për prodhim si dhe për referencat për prodhimet e gatshme të importit", thuhet në një deklaratë që ky organizëm ka lëshuar për mediat lidhur me një problematikë të tillë. Brenda saj, bëhet me dijeni rezultati i studimit që Konfindustria ka ndërmarrë përreth 3 muaj, ku është vënë re se në vendosjen e referencave doganore të prodhimeve të ndryshme vihen re shmangie nga çmimet ndërkombëtare të tregut.

"Por çka është më shqetësuese është se ndërkohë, që kemi rritje të konsiderueshme në lidhje me referencat doganore të lëndëve të para të importit për mjaft prodhime të mbaruara të të njëjtit tip çmimet e referencës kanë mbetur pa ndryshuar në nivele të ulta krahësimisht çmimeve ndërkombëtare. Një ngushtim i tillë i ndjeshëm në ndryshimin në vlerë të lëndëve të para me prodhimin e gatshëm ka vënë në vështirësi serioze industritë dhe prodhimin vendor shqiptar, duke ulur në shkallë të papranueshme konkurencën ndaj prodhimeve të huaja megjithë pasojat që vinë nga një dukuri e tillë", thuhet më pas në këtë deklaratë.

Duke shtuar se nga efektet e aplikimit të kësaj mase janë prekur sidomos industria mekanike, industria e përpunimit të mishit, industria e prodhimit të duraluminit, industria e prodhimit të pijeve joalkoolike, industria e prodhimit të birrës, etj.

"Gjendja bëhet edhe më shqetësuese nëse do të mbajmë parasysh pasojat e krizëes globale, që ka përfshirë edhe ekonominë shqiptare me shfaqjen më të qartë, goditjen para së gjithash të prodhimeve vendore", përfundon deklarata, duke bërë me dijeni se Konfindustria do të dërgojë pranë Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshëm të Doganave propozimet e saj të veçuara për çdo industri për të barazuar çmimet e referencës doganore me çmimet e tregjeve ndërkombëtare për të shmangur dukurinë e mësipërme tepër të rënda për prodhimin vendor.

n.e/NOA

KOMENTE