Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Nëse do opozita, të hiqet imuniteti i zyrtarëve
English

Meta: Nëse do opozita, të hiqet imuniteti i zyrtarëve

Tiranë, 23 tetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta doli sot në një konferencë për shtyp ku përshëndeti vlerësimet e ndërkombëtare për zhvillimet në Shqipëri.

"Dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për vëmendjen dhe seriozitetin me të cilin Këshilli i Përhershëm i OSBE-së dhe Prania e OSBE-së në Shqipëri ndjekin dhe diskutojnë zhvillimet në vendin tonë.

Në deklaratën e Ambasadorit Bosch dje në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, vlerësohen dhe evidentohen arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat e mandatit të Pranisë, arritjet në procesin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë, në përgjithësi, si dhe në veçanti zhvillimi i zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat shënuan progres të prekshëm dhe realizuan shumicën e angazhimeve të OSBE-së" tha Meta.

Ministri i jashtëm ka përshëndetur edhe deklaratën e bërë në emër të Bashkimit Evropian nga përfaqësuesi i Presidencës Suedeze në Këshillin e Përhershëm.

"Është për tu theksuar dhe vlerësuar deklarimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë se Kuvendi i Shqipërisë mbetet institucioni kyç për avancimin e reformave dhe zhvillimin e jetës politike në vend.

Dëshiroj të përshëndes vlerësimet pozitive të deklaratës së Përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku vlerësohen arritjet e rëndësishme të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit Euro-Atlantik - përfshirë anëtarësimin në NATO, aplikimin për tu anëtarësuar në BE dhe përmirësimet e prekshme në zgjedhjet e 28 qershorit" shtoi më tej Meta.

Ndërkohë pyetjes së gazetarëve se si do të zgjidhet situata pasi mazhoranca nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e saj ndaj bojkotit të parlamentit prej dy muajsh të PS-së, Meta iu përgjigj se gjithçka është e hapur për tu zgjidhur me dialog.

"Maxhoranca ka afruar të gjitha mundësitë dhe hapësirat që lejon sistemi ynë kushtetues dhe institucional dhe askush nuk duhet të kërkojë nga një maxhorancë që të ndryshojë thelbin e këtij sistemi, i cili ka të bëjë me pavarësinë e pushteteve, ku element kyç mbetet pavarësia e gjyqësorit

Gjithçka tjetër është e hapur për t'u diskutuar dhe për tu zgjidhur me dialog" tha Meta.

Meta ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit amerikan Ëithers i cili ka bërë thirrje për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë duke u shprehur se e përshëndet deklaratën e Ëithers, për kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë.

"Dua t'ju siguroj se ne jeni të hapur në çdo moment ta realizojmë edhe nga pikëpamja institucionale, por për këtë duhet edhe mirëkuptimi i opozitës, sepse është një veprim shumë i rëndësishëm.

Në çdo moment që opozita do të jetë gati dhe do të japë mbështetje për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë, jam absolutisht i sigurt që maxhoranca do ta avancojë këtë proces, pasi ka shprehur vullnetin e saj për t'i hapur rrugë drejtësisë për çdo çështje që ka të bëjë me hetimin e cilitdo, përfshi edhe ata që gëzojnë sot imunitet" shtoi më tej Meta.

k.k/NOA

KOMENTE