English

Përdhunoi një vajzë me tortura, kapet biznesmeni

Tiranë, 23 tetor NOA - Ndalohet nga policia biznesmeni 40-vjeçar pasi akuzohet për përdhunimin e një 20-vjeçareje.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë të ditur sot se është arrestuar 40-vjeçari Ilir Perja banues në Kamzë pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur në ngarkim të tij, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale të "Kanosjes", "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" si dhe të ‘Shkaktimit të vetëvrasjes".

Ngjarja për të cilën akuzohet 40-vjeçari ka ndodhur një muaj më parë në lokalin e tij në Kamëz ku ai ka mbajtur për disa orë një vajzë 20-vjeçe.

Nën kërcënimin e pistoletës dhe duke e qëlluar me tytën e armës ai e ka detyruar të renë të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Sipas dëshmisë së vajzës dhënë në polici, Peraj kishte nxjerrë një pistoletë dhe pasi qëlloi disa herë me qytën e saj 20-vjeçaren e ka kërcënuar se do ta vriste nëse nuk pranonte të bënte seks me të.

Frika nga vdekja duket se detyroi të renë të mos "pyesë" për nderin duke iu bindur tekave seksuale të mesoburrit i cili nuk ka dashur t'ia dijë për lutjet dhe ngashërimet e vajzës 20 vjet më të vogël se ai.

Sipas dëshmisë së 20-vjeçares dhënë në polici, biznesmeni nuk është mjaftuar vetëm me seksin pasi pas aksit seksual ai ka vazhduar të godasë atë në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa kërcënimet me jetë që i bënte për të mos i çuar emrin në polici ishin "refreni" i kësaj skene që zgjati disa orë.

Pasi shpëtoi nga duart e "maniakut" vajza u bind se duhet të kishte qenë më mirë të vdiste dhe se kishte bërë gabim që i ishte lutur agresorit të mos e vriste duke e lënë të bënte seks me të.

Mësohet se 20-vjeçarja ka tentuar të vrasë veten pasi u përdhunua.

Vetëm pas tentativës së vetëvrasjes e reja u detyrua të tregonte se çfarë i kishte ngjarë ditën e 18 shtatorit pikërisht katër ditë para se të kryente denoncimin.

Policia mundi të kryente ekzekutimin e vendimit të gjykatës ditën e djeshme ndaj 40-vjeçarit Ilir Perja.

k.k/NOA

KOMENTE