English

Policia rrugore, gjobit 570 shoferë për shkelje të qarkullimit

Tiranë, 23 tetor NOA - Policia Rrugore ka pezulluar gjatë 24 orëve të fundit 64 leje qarkullimi të automjeteve pasi shoferët nuk kishin shlyer detyrimet.

Ndërkohë që aksioni i rrugorëve ka vazhduar edhe për ndëshkimin e shkelësve të qarkullimit.

Policia e Tiranës bërë të ditur sot se do të vazhdojë punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.

Në këtë kuadër, kontrolle të shumta policia po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.

Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës.

Kështu, vetëm dje në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e policisë janë vendosur 570 gjoba dhe janë pezulluara 6 leje drejtimi.

k.k/NOA

KOMENTE