Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rasmussen: Nevojitet shtimi i forcave në Afganistan
English

Rasmussen: Nevojitet shtimi i forcave në Afganistan

Uashington, 23 tetor, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i Aleancë së Atlantikut të Veriut, Anders Fogh Rasmussen u bëri thirrje anëtarëve të këtij grupimi ushtarak për më shumë angazhim ushtarak dhe politik në Afganistan.

Duke paralajmëruar në të njëjtën kohë për pasojat e dështimit të angazhimi, ai tha se gjithsesi kostot për mungesë veprimesh do të ishin shumë më të mëdha.

Deklarata të tilla, ai i ka lëshuar në Bratislavë pak para fillimit të këshillimeve të 28 ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

Këtu do të flitet për kërkesat për rritjen e numrit të trupave mbrojtëse të Afganistanit ISAF, që ka arritur tani rreth 70.000 ushtarë.

Ndërkaq, edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates pritet të flasë në konferencë lidhur me rishikimin nga Shtetet e Bashkuara të strategjisë së luftës në Afganistan.Â

Presidenti Obama po shqyrton një strategji të re, në kuadrin e saj, edhe dërgimin në Afganstaan të dhjetra mijëra trupave shtesë, një kërkesë kjo e gjeneralit amerikan në atë vend, Stenli McCrista.

n.e/NOA

KOMENTE