Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdekja në gurore, nuk gjendet trupi i 46-vjeçarit
English

Vdekja në gurore, nuk gjendet trupi i 46-vjeçarit

Tiranë, 23 tetor NOA Update - Viktima i gurores sot në periferi të Tiranës, gjeti vdekjen nga shpërthimi i eksplozivit që i plasi menjëherë sapo e aktivizoi për të zgjeruar vatrën e gërmimit por trupi i tij ende nuk po gjendet.

Fakti bëhet i ditur nga burime hetimore të policisë së Tiranës të cilat i thanë agjencisë NOA se viktima Reshat Dajti, një 46 vjeçar banues në fshatin Dajt Komuna Zall - Bastar, ishte punëtor në guroren në pronësi të shtetasit Bashkim Kuka.

Gurorja gjendet në Tufinë, në afërsi të tunelit të Brarës. Nga hetimet e kryera, rezulton se viktima ka qenë duke vendosur një sasi lënde plasëse në gurore dhe menjëherë më pas, është përfshirë në shpërthim, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia dyshon shumë se kemi të bëjmë me një aksident i cili erdhi në rrethanat e shpërthimit të pakontrolluar të lëndës plasëse që po vendosej me qëllim zgjerimin e rrezes së përftimit në gurore.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalistë, xhenierë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore, të cilët po hetojnë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

"Aktualisht po punohet për nxjerrjen e viktimës, pasi është i mbuluar tërësisht me një sasi dheu dhe gurësh", - i thanë gazetarit të NOA, burime policore në vendngjarje.

Ndërkohë, nga grupi i posaçëm hetimor i formuar, po hetohet për përgjegjësit administrativ dhe penalë, në drejtim të kushteve të sigurimit teknik në këtë gurore.

e.r/NOA

KOMENTE