English

Ceremonia, Policia e Shtetit nesër nderon policët e rënë në krye të detyrës

Tiranë, 25 tetor NOA - Policia e Shtetit njoftoi sot se ditën e nesërme në kuadër të 26 tetorit, "Ditës së të rënëve të policisë", në krye të detyrës, për të përkujtuar dhe vlerësuar aktin sublim të punonjësve të policisë të rënë në krye e për shkak të detyrës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit organizon një ceremoni përkujtimore.

"Ceremonia do të fillojë në ambientet e hotel Tirana Internacional, ditën e hënë, datë 26 tetor 2009, ora 11.00, ku do të jetë takimi jubilar. Pas ceremonisë do të vendosen kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Gjatë pasdites Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit do të zhvillojnë vizita në familjet e të rënëve të policisë" njoftoi sot me anë të një deklarate për shtyp Policia e Shtetit.

KOMENTE