English

Ingusheti, vritet lideri i opozitës, mbrojtës i të drejtave të njeriut

Moskë, 25 tetor NOA-Në republikën ruse të Ingushetisë u vra sot mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Maksharip Auchev.

Persona të panjohur qëlluan ndaj makinës së tij në afërsi të qytetit Naltshik, vuri në dukje prokuroria sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Interfax.Â

Aushev ishte ndër opozitarët më të profilizuar në rajonin e Kaukazit, që karakterizohet prej dhunës mes forcave ruse të rendit, rebelëve islamike dhe bandave kriminale.

Aushev ishte edhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Ngarkuarit të qeverisë ruse për të Drejtat e Njeriut.

KOMENTE