Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tisa , zbulohen 5 të dyshuarit si ideatorë të udhëtimit, EULEX nis hetimet
English

"Tisa", zbulohen 5 të dyshuarit si ideatorë të udhëtimit, EULEX nis hetimet

Kosovë, 25 tetor NOA - Tragjedia në lumin Tisa ku u mbytën 15 persona tashmë ka të paktën pesë persona të dyshuar si përgjegjës të saj.

Kështu policia e Kosovës ka identifikuar më shumë se pesë persona të dyshuar për organizimin e grupit të kosovarë, për të cilët dyshohet se janë mbytur në lumin Tisa.

Kanë qenë familjarët e viktimave që u mbyten tre ditë më parë në lumin Tisa në tentativë për të kaluar kufirin, se policia ka identifikuar dhe përgjegjësit e këtij udhëtimi që përfundoi tragjikisht.

Dyshohet se të identifikuar mund të kenë lidhje me trafikantë të dyshuar në Serbi të cilët organizojnë kalimin e klandestinëve.

Ndërkohë që për të zbardhur ideatorët e udhëtimit tragjik, është përfshirë edhe EULEX-i pasi dyshohet se mund të bëhet fjalë për trafik të qenieve njerëzore.

Ndërsa autoritetet policore hungareze vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave ku ka konfirmua sot  se është gjetur edhe kufoma e tretë në lumin Tisa.

k.k/NOA

KOMENTE